Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë këtë të mërkure në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, se ekziston një plan i qartë që i dedikohet de-eskalimit të situatës në Veri të Kosovës, pas tensioneve të krijuara atje.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë dhe të ndjekin këtë udhërrëfyes. Kjo është absolutisht jetike për të ecur përpara në një mënyrë paqësore”, deklaroi Von der Leyen, e pyetur nga mediat se si e komenton situatën në Veri të Kosovës..
Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Evropian potencoi se “është e qartë që të dyja palët duhet t’i përmbahen asaj çka kanë arritur në Ohër”, duke iu referuar aneksit të marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, Kosova ёshtё pajtuar pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё prezencёs policore nё afёrsi tё objekteve komunale nё pjesёn veriore tё territorit tё banuar me shumicё serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve tё jashtёzakonshme atje – Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicё e Veriut dhe Zveçan – menjёherё pas pёrfundimit tё stinёs sё verёs.
Kёshtu ka bёrё tё ditur Zyra e Kryeministrit nёpёrmjet njё komunikate pёr media, pas takimit tё zёvendёskryeministrit tё Kosovёs, Besnik Bislimi dhe Emisarit Special tё Bashkimit Evropian pёr Dialogun Kosovё-Serbi, Miroslav Lajçak, tё hёnёn nё Bratisllavё tё Sllovakisё, ku edhe ёshtё arritur pajtimi pёr deeskalim tё situatёs nё veri.
“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25 pёrqind tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.
Policia e Kosovës bashkё me misionin e BE-sё pёr Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtёs tё NATO-sё nё Kosovё (KFOR), sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore atje, thuhet nё komunikatёn e ekzekutivit.
“Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.
Po ashtu, kryenegociatorёt e Kosovёs dhe Serbisё – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – do tё ftohen nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit tё Marrёdhёnieve, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve, ndёrsa kёto veprime do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.
Saga e Veriut drejt fundit – Kosova merr hapat e parë drejt de-eskalimit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Haradinaj: E mbështes shpërbërjen e Kuvendit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kurtit
-
“Gati për zgjedhje – Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm”
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë
Lajmet kryesore
-
Kurti: Zgjedhjet më mirë në verë se në dimër, s’ka rëndësi a qeverisë edhe 10 muaj, apo edhe 3 muaj
-
Nisma e PS, Delegacioni i BE-së: Të mos preket reforma në Drejtësi
-
Izraeli thellon ofensivën në Rafah dhe rihyn në zonat veriore të Gazës
-
Krasniqi: Dallime me Kurtin kemi, por diskutimin e patëm të mirë