Lajme

Von der Leyen – autoriteteve polake: Ligji i BE-së mbi të drejtën kombëtare


Në vijim të përplasjeve mes autoriteteve polake dhe Bashkimit Evropian mbi ligjet kombëtare, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se ligji i BE-së qëndron mbi të.

Pas zhvillimeve të fundit, Polexit (projekti i daljes së Polonisë nga BE-ja) nuk duket më i pamundur.

Sipas von der Leyen, traktatet evropiane janë shumë të qarta.

Zyrtarja e lartë evropiane u  shpreh se të gjitha gjykimet e Gjykatës së Drejtësisë të BE-së janë detyruese.

Von der Leyen lëshoi ​​një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Varshavën zyrtare duke u angazhuar se BE-ja do të përdori të gjitha fuqitë e saj.

Presidentja u shfaq në deklaratën e saj thellësisht e shqetësuar. Ajo udhëzoi Komisionin që të bëjnë një analizë të plotë dhe të shpejtë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki hodhi poshtë akuzat mbi largimin e Polonisë nga BE-ja.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri polak ravijëzoi se Polonia “është dhe do të jetë në familjen e kombeve evropiane”.

Lideri i opozitës, Donald Tusk ka thirrur një demonstratë në Varshavë “për të mbrojtur Poloninë Evropiane”.

Sigurisht, vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese Polake ka ringjallur shpresat e sovranëve.

Marine Le Pen franceze deklaroi se “nëse do të zgjidhet presidente në pranverë, do të riafirmojë parësinë e ligjeve dhe juridiksioneve kombëtare”.

Gjykata Kushtetuese

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese polake – pjesë të së drejtës së BE-së – janë të papajtueshme me kushtetutën e Polonisë.

Vendimi nxiti më tej mosmarrëveshjen midis Varshavës zyrtare dhe Brukselit.

A është e mundur që ligji evropian të ketë përparësi mbi të drejtën kushtetuese polake?

Gjykata Kushtetuese polake në Varshavë vendosi që pjesë të së drejtës së BE-së janë të papajtueshme me të drejtën kombëtare polake.

“Përpjekja e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndërhyrë në sistemin gjyqësor polak shkel rregullin e përparësisë së kushtetutës dhe rregullin që në procesin e integrimit evropian ruhet sovraniteti”, nënvizon vendimi i gjyqtarëve në Varshavë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore