Sport

Vllaznia dhe Teuta shpallen kampione të Kategorisë Superiore U19 në Grupet A dhe B


Në të njëjtën kohë kur Vllaznia dhe Teuta janë ndër ekipet pretendente për të fituar trofeun e Kategorisë Superiore, moshat e këtyre ekipeve kanë triumfuar në Superioren U19. Vllaznia U19 është shpallur kampione e edicionit 2020/21 në Kategorinë Superiore U19, ndërsa Teuta ka fituar Grupin B.

Pas përfundimit të 27-të javëve të programuara të këtij sezoni, Vllaznia arriti të grumbullonte 44 pikë. Shkodranët e mbyllën kampionatin me 21 fitore, dy barazime dhe katër humbje. Golavarazhi i Vllaznisë ishte +60 gola, pasi shënuan 87 gola dhe pësuan 27 të tillë.

Ndjekësi më i afërt i Vllaznisë ishte Shënkolli, që e mbylli kampionatin me 38 pikë. Në vend të fundit përfundoi Shkëndija e Durrësit me katër pikë dhe në të parafundit, Dinamo me shtatë pikë.

Renditja përfundimtare e Kategorisë Superiore U19 Grupi A:

Teuta doli kampione e Grupit B, ku pas 27-të javësh arriti të merrte 38 pikë. Durrsakët morën 16 fitore, shtatë barazime dhe katër humbje. Gjithashtu shënuan 50 gola dhe pësuan 33 të tille, duke pasur golavarazh +17.

Elbasani ishte ndjekësi më i afërt me Teutën, me 34 pikë. Në fund të renditjes qëndron Football Republic me tetë pikë dhe në vendin e parafundit, Pogradeci me 12 pikë.

Renditja përfundimtare e Kategorisë Superiore U19 Grupi B:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore