Shqipëria

VKM: Lumi Vjosa shpallet ‘zonë e mbrojtur’


Lumi i Vjosës dhe i Shalës pas rishikimeve nga ekspertë të ndryshëm, qeverisë, i institucioneve publike dhe vendore do të shpallen dy zona të reja të mbrojtura në nivelin ‘Park Natyror’”.

Kështu ka bërë me dije ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, fill pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave vendimet në lidhje me parqet kombëtare dhe natyrore.

“Kemi bërë një punë të gjatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që prej 2 vitesh kemi punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit dhe të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit”, tha ministrja në fjalën e saj.

Ajo bëri të ditur se është shpallur “Park Natyror” edhe Munella si zonë e mbrojtur.

“Kemi edhe një lajm të mirë, që është shpallja e Parkut të Alpeve të Shqipërisë, një riorganizim të disa zonave duke i përfshirë në një territor më të gjerë gati 20 hektar, sot nga 18% e territorit të zonave të mbrojtura janë 21%”, vijoi Kumbaro.

E pyetur nga gazetarët për sa i përket ndërtimit të Aeroportit të Vlorës në një zonë të mbrojtur, ministrja tha se, “gjithë muajt e fundit të vitit 2021 kemi pasur një proces të gjatë që është zhvilluar edhe me publikun edhe ekspertizat e grupeve të ndryshme të ekspertëve, të cilët kanë respektuar të gjitha etapat dhe afatet për të prodhuar deklaratën mjedisore”.

Ajo e mbylli duke thënë së Vendimi i Këshillit të territorit ka miratuar projektin.

“Ne kemi respektuar afatet e ligjeve shqiptare, qoftë për konsultimet publike, qoftë për vlerësimet e ndikimit në mjedis”, e përmbylli Kumbaro përgjigjen e saj.

Shpallja Park Kombëtar i Lumit Vjosa

Vjosa është lumi më i madh “i egër” i Evropës jashtë territorit të Rusisë. Ajo po përballet me rrezikun e më të madh, për shkak të pasigurisë politike dhe shfrytëzimit oportunist.

Për më shumë se dhjetë vjet, aktivistë lokalë, grupe ndërkombëtare, shkencëtarë dhe artistë kanë luftuar kundër një “cunami” projektesh të planifikuar të hidrocentraleve në Ballkan.

Në shtator të vitit 2020, politikanët shqiptarë njoftuan publikisht krijimin e një parku kombëtar të lumit të egër Vjosa, i cili do të mbronte të gjithë rrjetin e degëve.

Sidoqoftë, që nga ajo kohë, qytetarët dhe aktivistët lokalë mbeten të alarmuar gjithnjë, me frikën e kompromiseve të fshehura.

Grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës si “EcoAlbania”, “Riverwatch” dhe “EuroNatur” i kanë bërë thirrje publikut dhe liderëve politikë të regjistrojnë të ardhmen e Vjosës dhe ta shpallin “Park Kombëtar”.

Nëse do të jetë i suksesshëm, ky do të jetë parku i parë kombëtar i lumit të egër të Evropës dhe i pashembullt në Evropë për nga rëndësia ekologjike. Me këtë akt do të mbroheshin mbi 300 km lumenj dhe përrenj, strehues të mbi 1 mijë e 100 speciesh, shumë prej të cilave konsiderohen të kërcënuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore