Lajme

Vjosa Osmani nuk fal asnjë të burgosur


Ushtruesja  e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani  nuk  ka falur asnjë të burgosur në fund të vitit 2020.

399 të dënuar paraqitën kërkesat e tyre për falje.

Kryetari i komisionit për vlerësim dhe shqyrtim të faljes së dënimeve, Hasan Shala, ka deklaruar se Osmani nuk dërguar asnjë kërkesë të të dënuarve për shqyrtim.

Në vitin 2019, të dënuarit që bënë këtë kërkesë morën aprovimin e tyre për festat e nëntorit dhe jo në fund të dhjetorit sikurse ndodh zakonisht. 

Edhe pse është ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit i garantohet kjo e drejtë në kushtetutë.

Osmanit i lejohet të falë të burgosurit, nëse përmbushen kriteret  e përcaktuara. 

Nga zyra e presidencës  nuk ka pasur asnjë prononcim, se përse nuk u shfrytëzua kjo e drejtë kushtetuese këtë fundvit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore