Lajme

Vitia kritikohet nga Zemaj: Studimi i fizibilitetit për sistemin informativ shëndetësor në fazën finale


Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbledhja ndaj tij në menaxhimin e këtij sektori ka nisur me kritika nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

Zemaj, ka thënë se ligji i vetëm është miratuar me përkrahjen e opozitës, teksa akuzoi ministrin Arben Vitia se vendosja e sekretarit si kryesues i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), është përzierje e kompetencave.

“Viti i tretë i kësaj qeverie me një ligj të aprovuar. Ligji i vetëm që është miratuar është me përkrahjen e opozitës. Vendosja e sekretarit si kryesues të Bordit të SHKUK-së është përzierje e kompetencave. Neve po na pyesin mediat ku është llogaridhënia për SISH (Sistemi i Informatave Shëndetësore), tash po thoni që është duke u bërë studim fizibiliteti, janë dhënë miliona euro”.

“Agjencia e barnave nuk vërehet fare. E kemi parë çfarë ndodhi me insulina. Fatkeqësisht nuk shihet fare”, deklaroi Zemaj.

Gjithashtu, ministri u shpreh se qëndrojnë disa nga deklarimet e deputetit, por me disa vërejtje.

“Kush më mirë se ju e dini që dy vjet e para jemi marrë me COVID. Atë çka nuk mund ta pranoj është ajo për vendosjen e atyre që i quajtët militantë publikë në pozita publike. Asnjëherë më pas nuk ka pasur militantë publikë në menaxhimin e shëndetësisë”, shtoi ai.

Për studimin e fizibilitetit, Vitia u shpreh se “sistemi informativ shëndetësor është në fazën finale”.

Teksa shtoi se në kuadër të programit legjislativ, këtë vit është paraparë edhe hartimi i tetë i projektligjeve.

Sipas tij, “deri më tani janë realizuar dy akte ligjore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore