Shqipëria

Vijon “gjuetia” për Kristjan Mëhillin, Policia italiane nuk e gjen dot shqiptarin e arratisur


“Gjuetia” vijon për kapjen e të arratisurit shqiptar nga burgu i Vercelli-t, Kristjan Mëhilli, teksa Policia italiane ende nuk ka mundur ta lokalizojë atë që prej arratisjes në natën e ndërrimit të viteve.

“Për momentin që flasim, nuk ka asnjë shenjë nga ai”.

Kjo ka qenë deklarata e fundit nga autoritetet italiane mbi çështjen.

Por, arratia e 27-vjeçarit shqiptar, është shumë shqetësuese.

Mëhilli u vu në pranga në vitin 2019, ku një bandë, e njohur si “Sytë e akullt”.

Së bashku me tre shqiptarë të tjerë, Mëhilli kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Kështu, ai u kthye në një ndër personat më të kërkuar në atë zonë.

Njëkohësisht, mendohet se i riu shqiptar është shumë i rrezikshëm, mbi të gjitha në një arrati të tillë.

Së bashku me një të burgosur tjetër, ai u arratis duke u varur nga dritarja me çarçafë. Megjithatë, bashkëpunëtori i Mëhillit nuk ia doli pasi në rrëzim, theu krahun, duke e pasur të pamundur largimin nga vendi.

Ndërsa, Mëhilli, vijon të jetë në gjendje të lirë, pa asnjë gjurmë të lënë pas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore