Shqipëria

Vihet në pranga ish-kreu i Kadastrës në Gjirokastër


Florian Taçi, ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, mësohet se është vënë në pranga.

Referuar informacioneve, arrestimi i tij ka ardhur si pasojë e një operacioni të përbashkët të mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin.

Përpos arrestimit të Taçit, bëhet me dije se në prangat e policisë është vënë edhe ish bashkëpunëtori i tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Sakaq, akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

Policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër, ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi dhe kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës.

Kjo, një shkelje e paprecedent.

Policia ka njoftuar sakaq se dy personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të pa licencuar nga organet kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të pa licencuar nga organet kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore