Stil

Veshjet Texas nga koleksionet e reja: Praktike, komode, moderne


Në të gjitha variantet, në stile të ndryshme, xhinset po shfaqen si një nga tendencat kryesore në sezonin e ri dhe këtë kohë pas pandemisë kur na ofron ekuilibrin e duhur mes pjesës ‘shik’ dhe komode.

Fustani ideal për pranverë këtë sezon nuk është ai me model lulesh, sepse të preferuarat e modës i gjejmë te modelet xhins.

Edhe pse është gjithmonë prezente në skenë si një material pa kohë, neve na duket se këtë vit xhinset janë më në trend se kurrë. Dhe nuk mund të ankohemi – fustanet dhe kominoshet xhins thjesht po shfaqen si zgjedhja e parë e modës tani.

Xhinset përjetuan një mini rilindje dhe u infiltruan në pasarelat e emrave të stilistëve luksoz – nga Max Mare, Dior, deri te Versace dhe Burberry.

Skandinav Ganni ofron një variant lozonjare me xhinse të lara, dhe që kur italiani Diesel mori përsipër Glenn Martens, kjo markë e bazuar në këtë material pune është pozicionuar (edhe një herë) si një emër i nxehtë në skenë – duke sjellë kështu xhinset në çdo variant në plan të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore