Të gjithë i dashurojnë trendet, por asnjë garderobë nuk është kurrë e plotësuar pa esencialet. Janë ato veshjet e thjeshta që i përdorim për të krijuar stilin tonë. Duke nisur nga bluzat e thjeshta të bardha e deri tek fustanet nuk duhet të mungojnë në garderobën tonë verore. Nëse doni që këtë verë të dukeni plot stil ne ju tregojmë disa copëza që do t’ju japin një pamje të paharrueshme këtë verë.
T-shirt i bardhë
Bluza e bardhë T-shirt mund të mos jetë më e veçanta, por është më e kombinueshmja. Një stil i thjeshtë që mund të kombinohet me thuajse çdo gjë dhe dukesh bukur njëkohësisht. Kështu, dhe nëse keni veshur pantallona të zeza, një fund me vija ose thjesht xhinse, nuk mund të gaboni nëse i vishni me një T-shirt të bardhë.
Sandalet
Askujt nuk i pëlqejnë këmbët e djersitura, kështuqë hiqni atletet apo këpucët e përhershme dhe zëvëndësojini me sandale këtë verë. Jo vetëm që këmbët tuaja do t’ju falenderojnë për shpëtimin nga nxehtësia, por edhe do t’ju japin një aparencë shumë elegante.
Çanta ku mund të fusni ‘gjithçka’ brenda
Kur vjen vera, çanta që i mban të gjitha nuk duhet të mungojë në asnjë moment. Një çantë e madhe me shumë hapësirë për të mbajtur celularin, portofolin, shishen e ujit, syzet e diellit, kremin mbrojtës dhe gjithë esencialet tuaja me vete.
Xhinset ‘boyfriend’
Nëse xhinset ‘skinny’ janë të domosdoshme në dimër, për verën nevojiten xhinset të stilit ‘boyfriend’. Të rehatshme për përditshmëri dhe të përshtatshme për sezonin, vetëm kini kujdes të zgjidhni ngjyrën blu xhins dhe jo të zezën, pasi do t’ju tërheqë rrezet e diellit.
Xhinset e shkurtra
Nëse dëshironi të ekspozoni këmbët, zgjedhja perfekte janë xhinset e shkurtra. Provoni ti kombinoni me një T-shirt dhe me një palë atlete për një ‘look’ të thjeshtë ditor ose mund ti vishni me çizme të shkurtra për diçka më të veçantë.
Sandalet balerinë
Sandalet balerinë janë një karakteristikë e sezonit veror. Këto të sheshta janë sa ‘chic’ aq edhe të rehatshme. Mund të kombinohen lehtësisht me xhinse, pantallona apo me një fustan ose fund. Në masivitetin e ngjyrave që ofrohen, një palë të zeza mund të kombinohen me gjithçka.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës