Muzikë

Vera Lytovchenko – artistja që me violinën e saj po e motivon për jetë popullin ukrainas


Vera Lytovchenko - Artiste

Violinistja, Vera Lytovchenko ka folur rreth performancës së saj jashtëzakonisht të guximshme në një strehë për bomba në Ukrainë, dhe pavarësisht sulmeve vdekjeprurëse në qytetin e saj të lindjes, artistja ka theksuar se nuk do të tërhiqet para forcave ruse.

Vera, një anëtare e Orkestrës së Operas së qytetit të Kharkiv, e cila ka performuar në një lokacion, ku 21 civilë ishin vrarë më herët gjatë ditës, ka zbuluar se idenë për të luajtur muzikë në strehën lokale për bomba e mori nga një prej studentëve të saj të violinës, e cila bëri të njëjtën gjë në një stacion treni.

 Vera Lytovchenko

“Kjo vajzë e re, 18 vjeçe, është kaq e guximshme. Edhe unë mund të bëj diçka të tillë”, ka thënë Vera për TMZ.

Tutje, ajo shpresonte se mund të bënte një ndryshim dhe të mbante mendjen e njerëzve nga tmerret e pushtimit rus dhe pasi postoi disa klipe, ajo gjeti seksionin e komenteve të saj të përmbytur me mesazhe të fuqishme dhe motivuese.

Vera thotë se i është thënë se muzika e saj po i ndihmon ukrainasit që ndihen vetëm në këto kohë të pasigurta.

Lufta fjalë për fjalë u godit shumë afër shtëpisë për Verën kohët e fundit kur një bombë shpërtheu pranë banesës së saj. Ajo ka përdorur rrjetet sociale për të treguar shkatërrimin.

Edhe përballë këtij rreziku, ajo shpjegoi pse nuk do të largohej kurrë nga Kharkiv, teksa tregon se varri i gjyshes është disa blloqe më tutje.

Po ashtu, Vera po punon me një mik për të mbledhur para për muzikantët vendas që janë prekur nga lufta dhe thotë se paratë e mbledhura do të ndihmojnë në rindërtimin e kolegjit të muzikës, konservatorit dhe madje do t’u shkojnë studentëve në vështirësi të muzikës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore