Lajme

Vendoset flamuri kombëtar i shqiptarëve edhe në Komunën e Bujanocit


Ndërtesa e Komunës së Bujanocit

Në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiponja dy-krenare nuk ka munguar as në ndërtesën e Komunës së  Bujanocit, dhe Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Bujanocit.

Siç transmeton Kosovo-Online “flamurin shqiptar në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale e ka vënë kryetari Nagip Arifi, ndërsa vendosja e flamurit është duartrokitur nga këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvendin Komunal”.

Përveç flamurit të Shqipërisë, është edhe flamuri shtetëror i Serbisë dhe ai i Bashkimit Evropian.

Më herët, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka vënë në pah flamurin shqiptar në ballkonin e ndërtesës së Këshillit në qendër të Bujanocit.

Ndryshe nga Bashkia, aty nuk ka asnjë flamur të Serbisë.

Sot shqiptarët festojnë 109 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore