Sport

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF, nga Superioria vetëm paralajmërim për Kastriotin


Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar vendimet më të fundit, ato të datës 24 mars 2021 lidhur me të gjithë nivelet e futbollit në vend. Nga Kategoria Superiore, i tërhiqet vëmendja Kastriotit.

1-KS Kastrioti, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2-Lojtari i KF Erzeni, Rejnaldo Troplini, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3-Lojtari i KF Burreli, Fabio Hasa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4-Zyrtari i FC Besa, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Zyrtari i KF Mirdita, Ervis Shalsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-Lojtari i Iliria, Klejdi Jazaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7-Lojtari i SHS Përmeti, Maringlen Menaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8-Lojtari i Labëria Fc, Xhonosan Asimetaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9-Pranimin e kërkesës së lojtarit të Tirana B U-19, Semuel Xhika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

10-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Eni Xhako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

11-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-21, Ergi Brahja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12-Rrëzimin e kërkesës së Vora, në lidhje me zyrtarin e Vora U-17, Skerdi Musteqja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13-Rrëzimin e kërkesës së F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

14-Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Dinamo U-21, Niven Feci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore