Lajme

Vendet e BE-së rrëzojnë planet e Priti Patel për të kthyer azilkërkuesit


Një ballafaqim në distancë ka nisur midis Priti Patel, sekretares së brendshme së Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të Unionit. Shkak janë bërë kthimi i azilkërkuesve në vendet e sigurta, sipas tyre, siç janë Franca dhe vendet e tjera të BE-së.

Deri më tani asnjë vend evropian nuk ka vendosur të mbështesë planet e diskutueshme të azilit të qeverisë britanike. Kombet e Bashkuar kanë kritikuar të shtunën e 8 majit propozimet e Mbretërisë së Bashkuar si të dëmshme dhe që rrezikojnë “besueshmërinë globale” të Britanisë.

Priti Patel, zbuloi gjashtë javë më parë një rregullator gjithëpërfshirës të imigracionit. Kjo përfshinte deportimin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar nga vendet e sigurta.

Agjencia e KB-ve për refugjatët së shpejti do të publikojë amendimin e saj të detajuar ligjor mbi propozimet e azilit të Patel. Me shumë të ngjarë planet e saj do hidhen poshtë pasi shkelin legjislacionin ndërkombëtar dhe janë të parealizueshme.

Pavarësisht kësaj, propozimet e azilit të Patel do të paraqiten në fjalimin e Mbretëreshës të martën, e cila përcakton agjendën legjislative të qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë, mungesa e plotë e ndonjë marrëveshje bilaterale evropiane për kthimin e migrantëve nga Mbretëria e Bashkuar, së bashku me një paralajmërim nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët rrezikojnë të minojnë marrëveshjet globale për t’i ofruar mbrojtje refugjatëve. Tanimë, kjo e fundit hedh dyshime për të ardhmen e saj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore