Shqipëria

Veliaj: Shkolla e re në Qytet Studenti do të mbajë emrin ‘Bashkim Fino’


Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, më 31 mars, deklaroi se shkolla e re që po ndërtohet në zonën e Qyteti Studenti, në nder të të ndjerit Bashkim Fino, do të mbajë emrin e tij.

Shkolla që do të mbajë emrin e Finos ndodhet në zonën që njihet si zona Oxhakut.

“Kemi pasur një propozim nga grupi i deputetëve që shkolla e re të mbajë emrin e të nderuarit Bashkim Fino. Kryeministri i bashkimit kombëtar në ato momente ku askush nuk fliste për bashkimin dhe u desh një si Bashkim Fino që të na bashkonte në momentin më të përçarë të gjeneratës së prindërve tanë në vitin 1997”.

Veliaj këtë deklaratë e bëri ndërkohë që po prezantonte në njësinë Administrative nr.2, Tiranë, kandidatin për deputet Arben Pëllumbin.

Ish-kryeministri shqiptar, deputet i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, ndërroi jetë të hënën e 29 marsit, në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore