Shqipëria

Veliaj i dhuron “Kullën e Sahatit” këngëtarit shqiptar Gjoni’s Tears


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të dielën e 30 majit, i ka dhuruar “Kullën e Sahatit”, këngëtarit shqiptar Gjon Muharremi.

Veliaj iu drejtua Gjonit duke e cilësuar si “shembulli më i mirë se me shumë punë mund të arrihet gjithçka”.

I njohur si Gjoni’s Tear, ai përfaqësoi Zvicrën në Eurovision ku zuri vendin e tretë.

“Të kam ndjekur që kur ke qenë fëmijë edhe je shembulli i dikujt që i ka arritur gjërat me punë, me punë, me punë, me punë, me punë, me përpjekje”, tha ndër të tjera Veliaj.

Ndërsa Gjoni falënderoi kryebashkiakun për dhuratën, dhe u shpreh mirënjohës dhe krenar që gjysmën e origjinës së tij e ka nga Tirana. Pasi nëna e tij është lindur e rritur pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore