Lajme

Vdes 17 vjeçari, u ther me thikë nga bashkëmoshatari i tij


Ilustrim.

Një 17 vjeçar ka humbur jetën të enjten në Viti, pas therjeve me thikë që kishte marrë nga një bashkëmoshatar i tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.07.2023 rreth orës 21:45 nga emergjenca e Vitisë ka pranuar informacion se një person i moshës rreth 17 vjeçar (mashkull, kosovar shqiptar) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohej se ka pësuar lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë”.

Nga Policia është sqaruar se pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë, i njëjti është transferuar në spitalin e Gjilanit ku edhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

“I njëjti pas tretmanit të marrë në emergjencën e Vitisë është transferuar në spitalin rajonal të Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës si pasojë e plagëve të marra”.

Hashani, bëri të ditur se i dyshuari A.H (viti i lindjes 2006), është arrestuar dhe nga prokurori i shtetit ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim 24-orë.

Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke i hetuar rrethanat e rastit.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje” dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore