Sport

Vazhdon festa në rrugët e Napolit (VIDEO)


Rrugët e Napolit kanë qenë të mbushura me qindra mijëra tifozë duke e festuar titullin kampion të skuadrës së tyre.

Së fundmi ekipi i tyre siguroi fitore ndaj Fiorentina-s me rezultat minimal 1:0 edhe pse ishte një fitore që nuk pati shumë vlerë, pasi napolitanët e siguruan titullin një xhiro më herët.

Amir Rrahmani me shokë janë duke festuar momentalisht në stadiumin “Diego Armando Maradona” pas fitores së sotme, kurse rrugët e qytetit janë të mbushura me tifozë.

Sa i përket ndeshjes ndaj Fiorentina-s, golin e vetëm e shënoi Victor Osimhen nga penalltia, ndërsa ai pati edhe një mundësi të mirë më herët, por dështoi nga pika e bardhë.

Para kësaj ndeshje, Fiorentina bëri “korridorin e nderit”, duke pritur me duartrokitje kampionët në fuqi të këtij sezoni.

Titulli i tretë i Napolit vjen pas 33 vjetësh, që nga koha e Diego Armando Maradona-s.

Kujtojmë që Napoli aktualisht ka 83 pikë në vendin e parë, ndërsa kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore