Sport

Vardy refuzon ofertë nga Arabia Saudite


Jamie Vardy ka refuzuar një transferim në Arabinë Saudite. Arsyeja e refuzimit është pasi nuk do t’i përshtatej familjes së tij të jetojë atje.

Ish-reprezentuesi anglez tani do të garojë në kategorinë e dytë të futbollit në Angli, në Championship me skuadrën e Leicester-it.

Leicester u rrëzua nga Premier League sezonin e kaluar dhe do të shpresojë për një rikthim të shpejtë në ligën e parë.

Megjithatë, menaxheri i ri i klubit, Enzo Maresca, ende nuk ka zhvilluar bisedime me Vardy-n për të ardhmen e tij.

Vardy tani ka refuzuar një qasje nga grupi saudit Khaleej FC.

Ish-reprezentuesi anglez nuk mendon se një transferim në Arabinë Saudite do t’i përshtatej familjes së tij.

Kjo pavarësisht se ai ende nuk ka biseduar me Maresca-n për rolin e tij me klubin në kampionat.

Vardy ka edhe një vit të mbetur për të përfunduar kontratën e tij në stadiumin “King Power”.

Javën e kaluar, Maresca sugjeroi që sulmuesi do të qëndronte në klub për fushatën në Championship.

Fituesi i Premier Ligës në vitin 2016 , i cili ka shënuar 136 gola në krye të Ligës për skuadrën e Leicester-it, ka qenë me klubin për 11 vjet.

Gjatë kësaj kohe, ai ishte i kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, por vendosi t’i qëndronte besnik skaudrës së tij.

Megjithatë, tani 36 vjeç, ai regjistroi vetëm gjashtë gola dhe pesë asistime në 42 paraqitje sezonin e kaluar.

Mbështetësit e Foxes do të shpresojnë se ai mund të përmirësojë ato shifra ndërsa ata përpiqen të kthehen në Premier League.

Leicester e ka humbur tashmë dyshen e mesfushës Youri Tielmanns dhe James Maddison këtë verë nga skuadrat e Premie Leauge-s, Aston Villa dhe Tottenham respektivisht.

Ndërsa Harvey Barnes po tërheq interes edhe nga skuadrat tjera në Premier Leauge si West Ham dhe Aston Villa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore