Jetesë & Stil

Vanessa Hudgens në lidhje me Cole Tucker


Aktorja e njohur, Vanessa Anne Hudgens, është në një lidhje me yllin e bejzbollit Cole Tucke.

Të paktën kështu raporton media angleze “Daily Mail”. Sipas The Mail, ata e kanë kaluar bashkë edhe natën e ndërrimit të vitit. Të dy janë parë duke ecur së bashku.

Kjo lidhje erdhi pas ndarjes së bujshme tetë vjeçare me aktorin amerikan Austin Butler.

Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre,  pasi distanca s’po i bënte mirë marrëdhënies. Gjithashtu, ata kishin drejtime të ndryshme në jetë ndaj vendosën të ndahen.

Fillimisht, ndarja nuk ishte përfundimtare dhe dyshja vazhdoi të mbante kontakte e të ruante respektin për njëri-tjetrin, por duket se një dashuri e re ka trokitur në derën e Vanessa-s.

Në nëntor të vitit 2020, Hudgens u shpreh për “Entertainment Tonight” se çfarë po kërkonte në partnerin e ardhshëm.

Aktorja tregoi se mbi të gjitha, ata duhet të kishin interesa të përbashkëta dhe kaq mjaftonte që ta bënte të lumtur.

Roli më i spikatur i Hudgens është ai i Gabriella Montez në triologjinë “High School Musical ” që e vuri në vëmendje të mediave botërore.

Këngë të filmit u renditën në pozicione të para në shumë lista botërore si “Breaking Free” që hyri në dhjetëshen më të mirë në “Billboard Hot” 100.

Përshatatur nga AlbanianPost.com për “Daily Mail” 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore