Shqipëria

Vaksinimi/ Mbi 345 mijë totali, 13 mijë në 24 orët e fundit


Ka arritur në 345 mijë e 934, numri i personave të vaksinuar kundër Covid-19 në gjithë Shqipërinë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Me anë të një postimi në Twitter, Manastirliu ka publikuar shifrat për 19 prillin. Në 24 orët e fundit janë kryer 13 mijë e 29 vaksinime në gjithë vendin.

Ditën e sotme kanë ardhur në Shqipëri 208 mijë doza vaksinash kineze të kompanisë Sinovac.

Me to, pritet të vijojë vaksinimi masiv. Kategoritë që do të fillojnë procesin me prioritet, janë punëtorët e fabrikave dhe ata të transportit.

Tek këta të fundit, ata të fluturimeve ajrore, do të jenë të parët. Kjo, për shkak se jo vetëm siguria kombëtare, por edhe ajo ndërkombëtare, janë në vëmendje për fushatën.

Të moshuar të vaksinuar janë mbi 200 mijë. Procesi ka përfunduar për bluzat e bardha.

Pranë fundit është edhe ai për arsimtarët dhe policët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore