Jetesë & Stil

Vajza e Madonna-s, pjesë e kopertinës ‘Vogue’


Lourdes Leon është vajza e këngëtares me famë botërore Madonna, e cila me sa duket po i arrin vetë majat e suksesit.

Balerina, aktorja dhe modelja 24-vjeçare, ka arritur që të marrë pjesë në një sërë fushatash të modës, përfshirë një paraqitje të fundit që ajo bëri për kopertinën e “Vogue”.

Tani, ajo është ylli i fushatës së ardhshme të Swarovski Collection II.

Në fotografinë e re, ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse me brez të ulët dhe me një bluzë jeshile të lidhur rreth qafës, por çka bie në sy është varësja e saj elegante e gjatë, zinxhiri te barku, si dhe unazat e Swarovski-t.

Modelja tashmë ka bërë emër në fushën e modelingu-t. Kjo është një mundësi shumë e mirë që i ka hapur plotësisht derën Leon, për të vazhduar ndërtimin e karrierës së saj tashmë të suksesshme në këtë fushë.

Marka e bizhuterive të çmuara “Swarovski” tha në një deklaratë për shtyp se:

Koleksioni është vendosur të shërbejë si një platformë për përfaqësimin e njerëzve nga të gjitha kulturat dhe orientimet.

Fushata e saj për “Swarovski” vjen menjëherë, pasi ajo u bashkua me shtatë modele të tjera në kopertinën e “Vogue” për muajin shtator 2021.

Ajo nuk është e huaj për të shërbyer si fytyrë e markave të modës, pasi ishte modele edhe në fushatën e Marc Jacobs në pranverën e shkuar, gjithashtu në muajin dhjetor ajo pozoi së bashku me Ashley Graham për ‘Parade Underwear’.

Modelja 24-vjeçare është shprehur se pavarësisht famës së Madonna-s ajo asnjëhërë nuk ka dashur të mbështetet për këtë gjë tek mamaja e saj, gjithashtu ajo ka treguar për “Vogue” se e ka paguar vetë kolegjin e saj dhe se tani jeton në Bushwick.

Ajo shtoi se: “Njerëzit mendojnë se jam ky fëmijë i pasur pa talent, të cilit i është mundësuar gjithçka, por unë nuk jam”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore