Lajme

Ushtria ruse ka humbur 8% deri në 10% të aseteve ushtarake


SHBA-të kanë vlerësuar se rreth 8% deri në 10% e aseteve ushtarake ruse të përdorura në pushtimin e Ukrainës tani janë shkatërruar ose janë të pafuqishme. Kështu ka deklaruar një zyrtar amerikan.

Pajisjet e humbura përfshijnë tanke, avionë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake. Kjo është afër dyfishi i humbjeve që raportoi “CNN” javën e kaluar kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

Sipas zyrtarit inteligjenca amerikane ka vlerësuar se edhe ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj.

Kjo është dita e 13-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore