Lajme

UNICEF: Do t’i dhurojmë Kosovës mbi 500 mijë vaksina anti-COVID-19


UNICEF

Nga UNICEF-i kanë thënë se do t’i dhurojnë Kosovës edhe 556 mijë e 620 vaksina shtesë kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit COVAX deri në fund të vitit.

“Zyra e UNICEF-i në Kosovë do t’i dhurojë edhe 556,620 vaksina shtesë kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit COVAX deri në fund të vitit”, është bërë e ditur në njoftimin e UNCEF-it.

Po ashtu, UNICEF-i i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë 500 mijë doza të tretësirës deksametazon për injeksion, bari ky që përdoret për një varg të gjerë të sëmundjeve duke përfshirë edhe trajtimin e pacientëve me gjendje të rëndë nga COVID-19.

“Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe sistemit shëndetësor në Kosovë, UNICEF-i dhuroi sot 500,000 doza të tretësirës deksametazon për injeksion, një bari që përdoret për një varg të gjerë të sëmundjeve – kritik për trajtimin e pacientëve me gjendje të rëndë nga COVID-19”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Ndërsa, dorëzimi i këtyre produkteve është me vlerë prej 186 mijë dollarë dhe është financuar nëpërmjet përshpejtuesit për Qasje në Mjetet ndaj COVID-19.

“Që nga viti 2019, Zyra Rajonale e UNICEF-it dhe Zyrat e Vendit në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore (ECAR) kanë dhënë mallra programatike në vlerë më të madhe se 47 milionë $”.

Ndërkaq, më 22 korrik, në Kosovë arritën 46 mijë e 800 doza vaksinash nga mekanizmi Pfizer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore