Lajme

Ukrainasit mund të rikthehen në Kiev pas 9 majit, sipas Klitschko-s


Kryetari i bashkisë së Kiev-it, Vitaly Klitschko theksoi se kërcënimi i bombardimeve dhe provokimeve në kryeqytet mbetet i lartë, por pas 9 majit, banorët që u larguan mund të kthehen gradualisht.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar komentin e Klitschko-s për “Radio NV”.

“I rekomandoj kyivianëve të mos nxitojnë të kthehen në Kiev, duke pasur parasysh rrezikun. Qëllimi i agresorit ishte dhe mbetet kryeqyteti”, shtoi kryebashkiaku.

Sipas tij, një numër i madh minierash në periferi dhe parqet pyjore mbeten zona të rrezikshme.

“Nuk mund të garantojmë ende siguri, por pas 8-9 majit do të mund të kthehemi në kryeqytet”, u shpreh Klitschko.

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas shpjegoi se udhëheqja ushtarake vendosën për datat 8-9 maj.

Autoritetet e qytetit shpresojnë që këto ditë të mos ketë “granatime nga pushtuesit dhe panik te popullata, por nuk përjashtohen edhe provokimet nga armiku”.

Më 8 dhe 9 maj, të gjitha ngjarjet masive u ndaluan në Kiev. Përveç kësaj, ushtria dhe forcat e rendit do të ofrojnë patrullime të shtuara.

Sipas Klitschko-s, numri i njerëzve që janë kthyer në Kiev llogaritet nga numri i telefonave celularë në zonën e antenave të komunikimit në Kiev.

Para fillimit të luftës në shkallë të gjerë, rreth 3.5 milionë njerëz e kaluan natën në kryeqytet.

Tani autoritetet lokale regjistruan qëndrimin e rreth 2 milionë e 200 mijë kyivianëve.

Numri më i vogël i regjistruar gjatë luftimeve të ashpra në periferi të kryeqytetit ishte rreth një milion njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore