Ekonomi

UK/Synim tregjet e vendeve në zhvillim


Humbjet e mundshme në tregun e Mbretërisë së Bashkuar (MB) me Bashkimin Evropian (BE) për shkak të Brexit, do të kompensohen më së miri nga tregjet në zhvillim. Kështu ka pohuar Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet e Jashtme, Dominic Raab.

Ai tha që njerëzit duhet të jenë “largapamës” përsa i përket problemeve aktuale me të cilat përballen kompanitë.

Largimi ose falimentimi i firmave

Ai foli për BBC-në paralajmërimet që një numër firmash kanë bërë se, për shkak të burokracive dhe taksave, ata do të falimentojnë, ose do të duhet të zhvendosen brenda BE-së, sekretari i jashtëm fajësoi Brukselin, duke thënë se po “vendoste” pengesa në tregti.

Që nga fundi i periudhës së tranzicionit Brexit në janar, me statusin e MB-së jashtë unionit doganor, një numër firmash kanë thënë që pozicioni i tyre aktual është i paqëndrueshëm. Zëdhënësi për kompaninë e shitjeve sportive, JD Sports, tha javën e kaluar se priste të hapte një depo të madhe brenda BE-së për të shmangur burokracinë për dërgesat tek klientët evropianë.

Brenda 10 vitesh, rritje të firmave britanike

Raab shtoi se një përçarje e tillë duhet parë në një kontekst më të gjerë.
“Pavarësisht se ka raste individuale, të cilat duhet të merren parasyshë, në përgjithësi ne jemi në një pozitë të shkëlqyeshme për të kapur mundësitë e një Britanie globale”.

“Unë mendoj se nëse merrni një pamje 10-vjeçare, në të vërtetë mundësitë e rritjes në të ardhmen do të vijnë nga ekonomitë në vendet në zhvillim në të gjithë botën”.

Marrëdhëniet me BE-në

Sekretari i jashtëm u shpreh se kjo nuk do të thotë që bizneset në Mbretërinë e Bashkuar duhet të pranojnë më pak tregti me BE dhe të përqendrohen më shumë në vende të tilla si Azia. Ai aludoi se BE-ja është treg i afët dhe nuk mund të neglizhohet, por nëse kërkohet rritja e të ardhurave për kompanitë e MB-së, atëherë sytë janë nga rajoni Indo-Paqëdorit.

Përsa i përket pengesave që janë vendosur pas Brexit-it, Raab tha se  qeveria britanike po kërkon të “zvogëlojë dhe zbusë aq sa ka mundësi pengesat burokratike që BE-ja po vendos.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore