Sport

UEFA Nations League, shorti i plotë – Shqipërinë e presin përballje të mëdha


Në selinë qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës, këtë të enjte të 16 dhjetorit është hedhur shorti i UEFA Nations League 2022/23.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë në ligat respektive. Kuqezinjë janë pjesë e Ligës B dhe dardanët pjesë e Ligës C.

Shorti për Shqipërinë nuk u tregua shumë bujar teksa ra në grup me skuadra si Rusia, Islanda dhe Izraeli. Në renditjen botërore të FIFA-s, Rusia renditet e 34-a, Islanda e 62-a, Shqipëria e 66-a dhe Izraeli i 79-i.

Ndarja e grupeve sipas ligave respektive në bazë të shortit:

Liga A

Grupi 1: Danimarka, Kroacia, Austria dhe Franca

Grupi 2: Portugalia, Zvicra, Republika Çeke dhe Spanja

Grupi 3: Gjermania, Anglia, Hungaria dhe Italia

Grupi 4: Holanda, Polonia, Uellsi dhe Belgjika

Liga B

Grupi 1: Skocia, Republika e Iralndës, Armenia dhe Ukraina

Grupi 2: Rusia, Shqipëria, Izraeli dhe Islanda

Grupi 3: Finlanda, Rumania, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina

Grupi 4: Norvegjia, Serbia, Sllovenia dhe Suedia

Liga C

Grupi 1: Turqi, Luksemburg, Lituani dhe Ishujt Faroe

Grupi 2: Irlanda e Veriut, Greqia, Kosova dhe Qipro/ Estonia

Grupi 3: Sllovakia, Bjellorusia, Azerbajxhani dhe Kazakistan/ Moldavia

Grupi 4: Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Gjibraltari

Liga D

Grupi 1: Lihtenshtajni, Andorra, Letonia dhe Kazakistani/ Moldavia

Grupi 2:  San Marino, Malta dhe Qipro/ Estonia

Skuadrat do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje. Sfidat do të luhen në qershor dhe shtator 2022. Kjo dhe për shkak të Kupës së Botës 2022.

Katër fituesit e grupeve në Ligën A do të kalojnë në finalet me eliminim në qershor 2023. Fituesit e grupeve në tre ligat e tjera do të promovohen të gjithë për edicionin 2024/25.

Skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt në grupet e Ligave A dhe B do të bien nga kategoria. Skuadrat që përfundojnë të katërtat në grupet e Ligës C do të hyjnë në play-out në mars 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore