Sport

UEFA dënon Llapin me 58 mijë euro dhe dy ndeshje pa tifozë


UEFA ka vendosur të tregojë grushtin e hekurt ndaj klubit të Llapit lidhur me ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës, e cila u zhvillua më 14 korrik ndaj malazezëve të Buducnost në Prishtinë.

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që Llapi të dënohet me 50 mijë eruo për sjellje raciste të tifozëve, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe mesazhet provokuese.

Për arsyet e mësipërme, Llapi detyrohet po ashtu që dy ndeshjet e ardhshme evropiane t’i luajë me dyer të mbyllura dhe të shpalosë në to banera me mbishkrimin “NoToRacism” dhe logon e UEFA-s.

8 mijë euro të tjera dënim shkojnë për bllokimin e rrugëve të kalimit afër stadiumit.

Javën e kaluar, Buducnosti u gjobit me mbylljen e tribunës veriore dhe gjithsej 35 mijë e 375 euro, për shkak të sjelljes raciste të tifozëve dhe hedhjes së sendeve në fushë në ndeshjen e parë me Llapin.

Buducnost kaloi në raundin tjetër – fitoi 2-0 në Podgoricë, ndërsa ndeshja e dytë përfundoi 2-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore