Përballje

Udhëtimi, ogur i mirë për skuadrat në Champions


Mbrëmë u mbyll ruandi i parë i ndeshjeve për fazën 1/16 në Champions League.

Një gjë që nuk ndodhte asnjëherë më parë, ndodhi këtë vit.

Shtatë nga tetë skuadrat që ishin udhëtuese ose musafire, fituan ndeshjet e tyre.

Skuadra që dështoi që këtë rekord ta shënonte në librat e historisë me 100% efikasitet, ishte Juventus.

Skuadra e Pirlo-s u mund nga Porto në Portugali, me rezultat 2-1.

Ndërkohë, ndeshjet tjera përfunduan të gjitha me fitoren e musafirëve:

Barcelona 1-4 PSG

Sevilla 2-3 Dortmund

Leipzig 0-2 Liverpool

Atletico Madrid 0-1 Chelsea

Lazio 1-4 Bayern Munich

Monchengladbach 0-2 Manchester City

Atalanta 0-1 Real Madrid

Ndeshjet e kthimit luhen në datat 9, 10, 16 dhe 17 të muajit mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore