Aplikacione

U rikthye faqja në internet e Twitter-it


Faqja në internet e platformës Twitter është rikthyer të mërkurën e vonë të 30 qershorit pas rënies që pësoi për shumë nga përdoruesit e saj.

Kështu ka raportuar më së pari faqja në internet e monitorimit të ndërprerjeve e quajtur Downdetector.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se më shumë se gjashtë mijë raportime përdoruesish kishin të bënin me probleme të shfaqura në Twitter që prej orës 9:40 të mbrëmjes.

Sipas Downdetector, afro 93 për qind e tyre kishin lidhje me faqen e internetit të medias sociale. Mirëpo, në pak më shumë se dy orë, ky numër zbriti në më pak se 70 raportime të përdoruesve.

Edhe pse Twitter-i nuk specifikoi se çfarë e kishte shkaktuar ndërprerjen, kompania pranoi që tweet-et në profil nuk po ngarkoheshin për disa përdorues të internetit dhe se është punuar për rregullimin e këtij problemi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore