Lajme

U rezistoi kampeve naziste, por jo luftës në Ukrainë


Pushtuesit rusë vazhdojnë të kryejnë krime lufte në territorin e Ukrainës. Ata plaçkitin, rrëmbejnë civilë dhe bombardojnë qytete paqësore.

Si rezultat i bombardimeve në Kharkiv, ushtria ruse vrau 96-vjeçarin Boris Romanchenko.

I moshuari u mbijetoi kampeve të përqendrimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Andrei Tsaplienko ndau informacione për viktimën e veprimeve të pushtuesve në kanalin e tij “Telegram”.

Gazetari shkroi se “një i burgosur 96-vjeçar i kampeve fashiste të përqendrimit vdiq në Kharkiv”.

“Boris Romanchenko i mbijetoi Buchenwald, Peenemünde, Dora-Mittelbau dhe Bergen-Belsen, por u vra nga një raketë ruse në banesën e tij gjatë ‘operacionit të denazifikimit'”, shtoi ai.

“Denazifikimi” fiktiv dyshohet se është një nga arsyet e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Dhe tani rezulton se njerëzit të cilët i mbijetuan tmerreve të Gjermanisë naziste po vdesin nga duart e agresorit.

Më 24 shkurt, Federata Ruse pushtoi Ukrainën e pavarur dhe shkaktoi një kolaps të vërtetë në vend.

Pushtuesit, jo vetëm sulmojnë njësitë ushtarake, aeroportet dhe objektet e tjera strategjike, por qëllojnë edhe mbi civilët dhe ndërtesat e larta të qytetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore