Sport

U dëmtua në mbrëmjen e kaluar, Sergio Roberto kthehet pas Botërorit


Barcelona e mposhti Athletic Bilbao-n në mbrëmjen e kaluar me rezultat 4:0, por humbi dy futbollistë të rëndësishëm shkaku i lëndimeve.

Pas Gavi-t, tani edhe Sergio Roberto është shtuar në listën e të lënduarve në atë ndeshje.

Roberto e ka pësuar një dëmtim serioz në shpatullën e majtë (i ka dalë nga vendi), në minutat e fundit të takimit, derisa rikthimi i tij në fushë nuk pritet të ndodhë para Kupës së Botës.

Klubi katalanas nuk ka dhënë një datë të saktë për rikthimin e lojtarit nën urdhrat e Xavi-t, por gjithçka tregon se ai do të mungojë një deri një muaj e gjysmë.

Kjo do të thotë se Sergi Roberto nuk do të mund të ketë minuta në këmbë para përfundimit të Botërorit “Katar 2022”.

Kujtojmë që mesfushori spanjoll nuk ka luajtur vetëm në tre ndeshje në këtë edicion me klubin e tij.

Mbrëmjen e kaluar ai shënoi një nga katër golat e Barcelonës, derisa një tjetër më herët e kishte realizuar kundër Valladolid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore