Sport

U dëmtua ndaj Bologna-s, mbrojtësi i Milan-it mbyll sezonin pare kohe


Mbrojtësi i skuadrës së Milan-it, Alessandro Florenzi, pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen që kuqezinjtë barazuan në shtëpi ndaj Bologna-s me rezultat 0:0.

Si rezultat i kësaj, mbrojtësi i kombëtares së Italisë pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ku si pasojë do t’i humbasë ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi i Milan-it, me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“Alessandro Florenzi pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të majtë mbrëmjen e kaluar”.

“Nga ekzaminimet e kryera mëngjesin e sotëm u zbulua se lojtari ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, e cila do të kryhet nesër”, njofton klubi i Milan-it, raportojnë mediet italiane.

Kujtojmë që Florenzi u inkuadrua në këtë ndeshje vetëm në minutën e 75-të të ndeshjes.

31 vjeçari u transferua te Milan-i në muajin gusht të vitit të kaluar si huazim nga Roma, i cili ka kontratë deri në korrik të këtij viti.

Nga kjo situatë, kuqezinjtë nuk pritet që ta shfrytëzojnë të drejtën për ta blerë atë përfundimisht nga Roma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore