Lajme

Turqia paralajmëron të gjitha shtetet: Mos kaloni nga ngushticat detare turke


Turqia ka marrë zyrtarisht vendimin, që agresionin rus, ta njohë si luftë dhe nën Konventën e Montreaux, të bllokojë kalimin e anijeve luftarake ruse në Detin e Zi – një pikë shumë strategjike.

Mirëpo, paralajmërimi, nuk shkon vetëm për palën ruse, por për të gjitha vendet me akses në Detin e Zi.

Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, Ankaraja zyrtare ka lajmëruar të gjitha shtetet, që “të mos lejojnë anijet luftarake të kalojnë në ngushticat turke drejt Detit të Zi”.

Në këto kushte, përtej Rusisë dhe Ukrainës, shtetet e tjera të paralajmëruara, të cilat kanë akses në këtë det, janë edhe Rumania, BUllgaria dhe Gjeorgjia.

Të tre këto vende janë rreshtuar qartësisht pro-Ukrainës në konfliktin mes Kievit dhe Moskës.

Po sipas Cavusoglu, deri në këto çaste nuk ka pasur kërkesa për kalimin e anijeve. Por, nëse do të ketë, kushtet e konventës do të zbatohen pa asnjë përjashtim.

Gjithsesi, nëse anijet luftarake kanë për qëllim kthimin drejt bazës së tyre, sipas marrëveshjes, ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve, do ta lejojnë kalimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore