Lajme

Turqia mund të eksportojë grurin “e bllokuar” ukrainas


Drithërat ukrainase do të dërgohen në tregjet botërore përmes një mekanizmi të qendrës komanduese, e cila është planifikuar të krijohet në Stamboll.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia turke “Anadolu”.

Botimi shtetëror shkruan se nën kujdesin e OKB-së, u përgatit një udhërrëfyes.

Kjo, për të adresuar krizën globale të ushqimit.

Detajet e tij do të diskutohen në ditët në vijim në një takim me përfaqësues të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së.

“Takimi katërpalësh do të trajtojë çështje të tilla si rruga, garancia dhe siguria e anijeve, dhe veçanërisht çminimi në rajon”, thuhet në deklaratë.

Burime në qarqet diplomatike thanë se Putin dhe Zelensky vlerësuan bashkëpunimin në krijimin e një “korridori të grurit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore