Lajme

Turqia goditi bazat kurde në Siri dhe Irak


Ministria e Mbrojtjes e Turqisë raportoi të shtunën e 19 nëntorit për goditjet ndaj bazave kurde në Siri dhe Irak.

Lajmi u bë i ditur nga “CNN Turk”, duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Në mesazh thuhet se ky është fillimi i një “operacioni ajror anti-terrorist”.

Ankaraja zyrtare thekson se kjo është një përgjigje ndaj sulmeve terroriste që ndodhën në vend javën e kaluar.

Sipas raportit, Forcat e Armatosura Turke kryen operacione ajrore në zonat e Sirisë Tel Rifat, Maranez, Derbesiye, Malikiyya, Ain el-Arab, Karachok, Ain Dagne dhe në Irak – Sinjar, Suleimaniya, Kandil.

Shpërthimi në Stamboll ndodhi në rrugën popullore për këmbësorë Istiklal pasditen e së dielës, 13 nëntor.

Vendi i shpërthimit është gjashtë minuta në këmbë nga sheshi qendror Taksim.

Sipas të dhënave të fundit, si pasojë e shpërthimit, 6 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë plagosur, 39 personat e fundit, tashmë kanë dalë nga spitalet pas ndihmës së dhënë.

Pesë prej të shtruarve janë në terapi intensive.

Mëngjesin e 14 tetorit u raportua për ndalimin e një gruaje, e cila sipas punonjësve të rendit, kishte lënë lëndë plasëse në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore