Bota

Turkish Airlines pezullon fluturimet me Izraelin


Janë pezulluar të gjitha fluturimet e kompanisë turke, Turkish Airlines, prej datës 26 deri në 31 janar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, në një postim në media sociale.

“Nuk do të ketë asnjë fluturim Turqi-Izrael në pesë ditët e ardhme”, bëhet me dije në njoftim. “Prej datës 26, deri në 31 janar, Turkish Airlines nuk do të kryejë fluturime drejt Izraelit”.

Sipas shpjegimit të dhënë, arsyeja e pezullimit të fluturimeve lidhet me një vendim të autoriteteve përkatëse. Detaje dhe shpjegime më të hollësishme nuk janë dhënë.

Një numër telefoni është vënë në shërbim të klientëve. Ata që kanë rezervuar bileta më parë, mund të shtyjnë datën e fluturimit, ose të rimbursohen.

Nuk dihet nëse ky vendim mund të ketë lidhje me rastet e shtuara të Covid-19 në Izrael. Pavarësisht se numri i të vaksinuarve për banor është më i larti në botë, Izraeli ka parë një përkeqësim të situatës së Covid-it dhe shtim të ndjeshëm të rasteve./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore