Lajme

“Turi i Daçiç’it në shtetet e Azisë Qendrore” – Presidenca: Po minohet neni 4 i Marrëveshjes


Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, të enjten, siç kishin raportuar mediat serbe, kishte nisur një turne disa ditore në Azinë Qendrore.

Kryediplomati serb vizitoi fillimisht Republikën e Kirgistanit, për të vazhduar më pastaj në Republikën e Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.

Nga këtu, ai kishte konfirmuar se shtetet një fjalë ishin deklaruar të gjithë kundër shtetësisë së Kosovës duke refuzuar ta njohin atë në një të ardhme të afërt.

Për, Blerim Velën, shefin e stafit të Presidentes së Kosovës, ky lobim i Daçiç’it në shtetet e Azisë Qendrore, të cilët janë nën influencën e Rusisë, nuk është asgjë tjetër përveç minim i zbatimit të nenit 4 të Marrëveshjes së dakordësuar fillimisht në Bruksel më 27 shkurt e më pastaj në Ohër më 18 Mars, dispozitë e cila detyron Serbinë të mos pengojë rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Daçiç po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e Nenit 4 të Marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë”, ka shkruar Vela në rrjetin e tij social në Twitter.

 

Ndryshe Daçiç pas takimit me Presidentin e Kirgistanit, Sadir Zhaparov dhe homologun e tij kirgiz, Zhenbek Kulubayev, kishte deklaruar se qëndrimet e Kirgistanit janë shumë të prera në raport me shtetësinë e Kosovës dhe se ky shtet nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës asnjëherë.

Të njëjtin konstatim kryediplomati serb kishte bërë edhe pas takimit që ai kishte zhvilluar me presidentin e Taxhikistanit, Emomali Rahman’in dhe homologun e tij nga Taxhikistani, Sirojdin Muhridin’in.

“Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e këtij shteti për integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovë”, ka thënë Daçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore