Lajme

Truproja i Andrew Tate habit me dëshminë: 100 vajza mendonin se do të martoheshin me të, ishin të dehura


Çështja e Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan, lidhur me akuzat për trafikim të qenieve njerëzore merr edhe një tjetër të shtuar, pas një dëshmie që ka dhënë për median shtetërore britanike BBC, një prej truprojave të Tate, Bogdan Stancu.

Tate aktualisht përballet edhe me akuza rreth ngacmimeve seksuale e deri tek përdhunimet.

Mirëpo, sipas Stancu-t, në dy vite kur ky ka punuar për ish-kickboksierin dhe influencuesin e mediave sociale, rreth 100 vajza kanë hyrë e dalë nga rezidenca e Tate.

Prej tyre, shumica mendonin se do të përfundonin duke u martuar me milionerin britanik.

Jo vetëm kaq, por vajzat që frekuentonin vilën e Tate, ndonjëherë ishin aq të dehura, sa shkaktonin shumë trazira dhe ishte vetë truproja, ai i cili kujdesej që t’i nxirrte ato jashtë prej rezidencës.

Të gjitha këto, kanë ndodhur në Bukuresht të Rumanisë, ku dy vëllezërit shpenzonin edhe më shumë kohë.

Sipas Stancu, shumica e vajzave ishin nën 25 vjeç dhe të gjitha shpenzimet e tyre, paguheshin prej Tate.

Kjo gjë, i bënte edhe që ato ta harronin realitetin dhe të mendonin se ai do të martohej me to.

Mirëpo, duke u zhgënjyer më pas nga e vërteta (që nuk do të kishte angazhim afatgjatë kundrejt tyre), në formë hakmarrje, fillonin të jepnin dëshmi të rreme në Polici mbi përdhunime të pretenduara, sipas vetë truprojës.

Me bindjen më të plotë, ai e ka përmbyllur intervistën për BBC, duke thënë se kurrë nuk ka dyshuar në veprimet e Andrew Tate dhe vëllait të tij Tristan, duke garantuar se pa lejen e vetë vajzave, asgjë nuk bëhej.

4 milionë dollarë asete të Andrew Tate janë sekuestruar në Rumani

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore