Lajme

Trupat kineze dhe indiane plagosen pas një përballjeje në kufi


Trupat indiane dhe kineze u angazhuan në një “përballje” të re në kufirin e tyre të diskutueshëm të Himalajeve javën e kaluar, duke lënë disa të plagosur nga të dyja palët.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”, duke cituar burimet të hënën.

Incidenti i 9 dhjetorit çoi në “lëndime të lehta për personelin e të dyja palëve”, tha një burim.

Një burim tjetër, nga ushtria indiane, tha se të paktën gjashtë ushtarë indianë u plagosën.

Ushtarët kinezë iu afruan zonës pranë Linjës së Kontrollit aktual, kufirit de facto, ku ishte rënë dakord që asnjëra palë të patrullonte, thanë burimet.

Ky veprim u “kundërshtua nga… trupat (indiane) në një mënyrë të vendosur dhe të patundur”, tha burimi i parë.

Pas përleshjes, të dyja palët “u shkëputën menjëherë nga zona”, shtoi burimi.

Një komandant indian më vonë mbajti një takim me një homolog kinez “për të diskutuar çështjen në përputhje me mekanizmat e strukturuar për të rivendosur paqen dhe qetësinë”.

Kina dhe India zhvilluan një luftë në vitin 1962 për kufirin e tyre të gjatë dhe të diskutueshëm.

Tensionet janë ndezur midis vendeve që nga një përleshje në vitin 2020 që la të vdekur 20 ushtarë indianë dhe të paktën katër trupa kineze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore