Lajme

Trump një ‘përbindësh’ i vërtetë pas dëshmisë kyçe të ish-këshilltares


Të gjithë tablosë i mungonte veçse një pjesëz nga formuesja dhe atë tashmë e kemi.

Cassidy Hutchinson, ish-këshilltare në ekipin e shefit të kabinetit të Donald Trump, Mark Meadows, ka dëshmuar përpara Komitetit të Posaçëm për sulmin e 6 janarit në Capitol Hill dhe ato çfarë ka thënë për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, si të thuash…e përshkruajnë atë si një “përbindësh” të vërtetë.

Një situatë madje tërësisht alogjike e përshkruan Hutchinson, ku Trump është përleshur me një prej agjentëve të shërbimeve sekrete amerikane, pasi ka tentuar të marrë drejtimin e veturës presidenciale, për ta çuar atë drejt Capitolit, ku mbështetësit e tij po protestonin kundrejt fitores së Joe Biden në zgjedhjet e fundvitit 2020.

Këtë gjë, Trump e ka hedhur poshtë shumë herë më parë gjatë seancave dëgjimore. Asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nuk e pati pranuar gjithashtu ndodhinë.

Por, Hutchinson, ishte e prerë: Ka ndodhur!

Ndër të tjera, ajo e përshkruan Trumpin si një “president të mllefosur”, gjatë 6 janarit.

“Unë jam presidenti dreqi e mori”, u pati bërtitur Trumpi agjentëve sekretë, vetëm për të shkuar në Capitol Hill e për të nxitur turmën e mbështetësve të rrëzonin votimin pro Joe Bidenit. “Më çoni atje tani!”, u kishte bërtitur ai tërësisht i mllefosur agjentëve”.

Një reagim ndërkaq ka ardhur nga shërbimet sekrete, duke bërë me dije se të dy punonjësit ishin të gatshëm që nën betim, të jepnin dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke theksuar se ata nuk ishin sulmuar në asnjë çast fizikisht nga ish-presidenti.

Mirëpo, horrori i vërtetë, nuk lidhet aspak me këtë ngjarje, pasi ka edhe më keq në atë çfarë Hutchinson tregon dhe gjithçka, lidhet këtë herë me figurën e Mike Pence, ish-numrit dy në Shtëpinë e Bardhë.

FILE – In this Jan. 6, 2021, file photo insurrections loyal to President Donald Trump rally at the U.S. Capitol in Washington. A federal judge held the director of the District of Columbia’s Department of Corrections and the warden of the city’s jail in contempt of court on Wednesday, Oct. 13, and asked the Justice Department to investigate whether the civil rights of inmates are being abused. U.S. District Judge Royce Lamberth had hauled the jail officials into court as part of the criminal case into Christopher Worrell, a member of the Proud Boys who has been charged in the Jan. 6 attack at the U.S. Capitol. (AP Photo/Jose Luis Magana, File)

Në çastin kur Trump ishte në Capitol Hill, mbështetësit e tij patën filluar thirrjet se Mike Pence – në atë çast po certifikonte zgjedhjen e Joe Biden si president – duhej varur për këtë që po bënte.

Trump, sipas Hutchinson, kishte pohuar, duke thënë se po, Pence e meritonte të varej.

Pavarësisht se këto nuk cilësohen si prova të mirëfillta, e gjithë dëshmia shkaktoi një reagim të paimagjinueshëm tek të pranishmit në sallë dhe i gjithë opinioni publik.

Ndoshta, pak është të thuhet se Trump në këtë rast, është përshkruar si një përbindësh i vërtetë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore