Lajme

Trump me Melania-n mirëpret Orbanin: një lider i madh


“Nuk ka lider më të zgjuar apo më të mirë se Viktor Orban, ai është fantastik, po bën një punë të shkëlqyer. Nuk është figurë e diskutueshme sepse tha se kështu duhet të jetë dhe kaq, ai është boss. Një lider i madh, një lider fantastik në Evropë dhe në mbarë botën. Ata e respektojnë atë. Është një nder që të kemi këtu me ne”.

Këto qenë fjalët e Donald Trump, i cili e mirëpriti kështu kryeministrin hungarez mbrëmë në Mar-a-Lago së bashku me Melania-n, e cila u rishfaq në publik pranë bashkëshortit të saj pas një mungese të gjatë.

Orban ka publikuar videon e takimit në llogarinë e tij X, duke e falënderuar “për ftesën dhe fjalët e mira”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore