Lajme

Trump i ka thënë Pence se certifikimi i zgjedhjeve 2021 do të ishte “vrasje e karrierës politike”


Donald Trump i ka thënë zëvendëspresidentit të tij, Mike Pence, se refuzimi për të bllokuar certifikimin e fitores zgjedhore të Joe Biden të vitit 2021 në Capitol do të ishte “vrasje e karrierës politike”.

Kështu rezulton sipas dëshmisë së sapo publikuar nga një punonjës presidencial.

“Mike, kjo është vrasje e karrierës politike nëse e bën”, mësohet t’i ketë thënë ai Pence me telefon në mëngjesin e 6 janarit, ka raportuasr New York Times.

Po ashtu thuhet se dëshmitari ka thënë se Trump nuk u shqetësua kur iu tha se një civil ishte qëlluar për vdekje teksa Capitol u sulmua.

“Nuk pati asnjë reagim”.

Gruaja që u vra, Ashli Babbitt, është bërë martire e ekstremit të djathtë Trumpist. Trump e ka quajtur atë një “patriote të madhe”.

Oficeri i policisë që e qëlloi jashtë Dhomës së Përfaqësuesve u lirua nga keqbërja, një gjykim me të cilin Trump nuk ishte dakord.

Tetë vdekje të tjera tani janë të lidhura me sulmin në Capitol, i cili ndodhi pasi Trump u tha mbështetësve “të luftojnë” për të përmbysur fitoren e Biden, e cila sipas Trump ishte rezultat i mashtrimit zgjedhor.

Më shumë se 1 mijë e 200 arrestime janë bërë për shkak të trazirave dhe janë siguruar qindra dënime.

Trump u fajësua për nxitje të një kryengritjeje, por u lirua nga republikanët e Senatit.

Ai tani është kandidati i supozuar republikan për president, pavarësisht se përballet me 88 akuza penale dhe dënime shumëmilionëshe në padi civile.

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hodhi poshtë përpjekjet për të mbajtur Trump jashtë votimit sipas amendamentit të 14-të të kushtetutës, i cili ndalon kryengritësit nga detyra.

Gazeta sakaq ka raportuar se e ka marrë transkriptin e dëshmisë së punonjësit nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve.

Ata pretendojnë se komiteti i 6 janarit hoqi dorë nga seancat e tij dhe raportoi çdo gjë që nuk i përshtatej narracionit të tij.

Transkriptet që kundërshtojnë dëshminë e bujshme nga Cassidy Hutchinson, një ndihmës i ngushtë i shefit të shtabit të fundit të Trump, Mark Meadows, tashmë janë publikuar.

Punonjësi mësohet të ketë thënë gjithashtu se  dëgjoi Trump të pyeste ndihmësit se si të dërgonin trupat e gardës kombëtare në Capitol, një dislokim që zgjati disa orë ndërsa mbretëroi kaosi dhe një çështje e diskutueshme që atëherë.

Po ashtu ai ka përshkruar “mosbesimin” midis stafit të Shtëpisë së Bardhë pasi situata në Capitol u përkeqësua dhe Trump vazhdoi të shikonte TV.

Pence u shpëtoi rebelëve dhe përfundimisht u kthye në Capitol për të kryesuar certifikimin, pavarësisht kundërshtimeve nga 147 republikanë në Dhomë dhe Senat.

Sipas punonjësit, presidenti përmendi se ai e “zhgënjeu” dhe se “kaq ishte”.

Megjithatë, Trump ka pasur të drejtë në lidhje me Pence që ka kryer një “vrasje të karrierës politike”.

I portretizuar si hero nga komiteti i 6 janarit, Pence kandidoi kundër Trump për nominimin presidencial republikan.

Duke mos pasur ndikim, ai u tërhoq shumë përpara votimit të parë paraprak.

Javën e kaluar, ai mori një masë hakmarrjeje – duke refuzuar të mbështeste Trump në revanshin e tij me Biden.

Por Pence ka thënë gjithashtu se dallimet e tij me Trump nuk janë “personale” – dhe ka refuzuar të thotë se nuk do të votonte për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore