Bota

Trump-Biden, “kumbarë” të divorcit amerikan


Është divorcuar pas 21 vitesh martesë një çift amerikan. Shkak, është bërë fushata presidenciale Trump-Biden, në zgjedhjet e fundit të mbajtura në SHBA.

Jackie Fairley, një infermiere nga SHBA-ja, e ka bërë të ditur këtë fakt në Twitter. “Konspiracionet dhe Trump-i u bënë më të rëndësishëm”, shkruan ajo. “E shkatërruar, por do ta kaloj këtë situatë”.

Ajo ka postuar dhe mesazhin e fundit që kishte marrë nga ish-bashkëshorti. Ajo ka ironizuar, duke shkruar se “mori një mesazh shumë të këndshëm në mëngjes”.

Ofendime të shumta viheshin re në tekst. “Qepe budallaqe. Ti nuk di asgjë”, ishin fjalët e ish-bashkëshortit të Jackie-t.

Fyerjet ndaj Joe Biden binin në sy në mesazh. “Ti mbështet një pedofil satanik si Biden”.

Ai shkruante dhe për konspiracione. “Kanalet e lajmeve dhe multimedia janë të kontrolluara”.

“A do të qash kur Trump-i të betohet sërish si president?”, shkruan ai. “Do të jesh pjesë e 5-6% të njerëzimit që refuzojnë të zgjohen edhe kur i tregohet e vërteta?”, përmbyllet mesazhi.

Fushata Trump-Biden ka qenë e mbushur me teori konspirative. Kjo për faktin se situata e Covid-19 dhe vaksinimit ka ngritur teori të shumta. Biden ka qenë i përfshirë në shumë konspiracione në lidhje me vaksinat dhe raportet e tij me filantropët.

Pavarësisht se kanë qenë pjesë e një fushate të mbushur me akuza ndaj njëri-tjetrit, Trump dhe Biden këtë herë janë bërë bashkë, për të qenë “kumbarë” të një divorci amerikan./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore