Lajme

Tronditet sërish Greqia, tërmet i fortë gjatë natës


Greqia është tronditur në orët e natës nga një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, me epiqendër qytetin jugperëndimor të Nisyros.

Nuk raportohen deri më tani dëme në njerëz apo materiale nga lëkundjet.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, tërmeti ka qenë në një thellësi shumë të ulët, prej vetëm dy kilometrash.

Lëkundjet kanë krijuar panik tek qytetarët sipas raportimeve nga mediat greke.

Goditjet ndërkohë vazhdojnë në Greqi, por janë të lehta dhe pa rrezik.

Ky është i disati tërmet, i cili godet pellgun e Egjeut. Disa muaj më parë, një tërmet i fortë goditi ishujt dodekanëze midis Greqisë dhe Turqisë, duke shkaktuar dëme të shumta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore