Sport

Trendi i transferimeve në Arabi, Gerrard pritet që të marrë menaxhim e Al Ettifaq


Steven Gerrard, legjenda e Liverpool-it, është kontaktuar nga një ekip i Arabisë Saudite për tu bërë trajner i saj sezonin e ardhshëm, duke ndjekur kështu trendin e lojtarëve që janë duke lëvizur në Lindjen e Mesme.

I pari që e filloi këtë trend ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili u bashkua me Al Nassr pas keqkuptimeve që pati me Manchester United, duke arritur një kontratë të “prrallërore” me klubin saudit.

Atë do të ndiqte më pas ish-bashkëlojtari e tij në Real Madrid, Karim Benzema, që nënshkroi për Al Ittihad, pasi kishte rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare.

N’Golo Kante, Luka Modric dhe Sergio Ramos, ndër shumë të tjerë, janë emra të cilët janë lidhur fort me një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite.

Përveç lojtarëve, duket se klubet saudite gjithashtu duan menaxherë të profilit të lartë, njëri nga ta është Gerrard, i cili është afruar me ekipin Al Ettifaq.

43-vjeçari është pa punë që nga shkarkimi i tij nga Aston Villa tetorin e kaluar, pas rezultateve ji të mirë.

Siç raportohet ai e ka mirëpritur ofertën dhe po shfrytëzon kohën e duhur për ta konsideruar atë përpara se të marrë një vendim.

Gerrard filloi karrierën e tij si trajner në skuadrat U18 dhe U19 të Liverpool- it përpara se të bënte emër si trajner në Rangers, ku pati sukses të madh.

Ai ndihmoi Rangers për ta fituar titullin e Premier Leauge-s Skoceze në sezonin 2020/21.

Pas heroizmave të tij menaxheriale në Skoci, Villa e joshi atë në Angli, por ai nuk arriti të linte një përshtypje të madhe, duke humbur 19 nga 40 ndeshjet e tij në krye.

Ai u lirua nga detyra tetorin e kaluar, me Unai Emery që e zëvendësoi atë në Villa Park.

Por Gerrard thuhet se ka një ofertë në tryezë për t’u rikthyer në menaxhim me Al Ettifaq që dëshiron ish-reprezentuesin anglez si trajnerin e tyre të ardhshëm.

Ai ka qenë gjithashtu i përfolur për të zënë stolin e Leeds United dhe Leicester City, të cilat pësuan rënie nga liga e parë e Anglisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore