Art&dizajn

Trendi i dizajnimit për shtëpitë e 2021-it


Arkitektët janë gjithmonë në kërkim të kreativitetit. Por cilat janë trendet e dizajnimit të brendshëm për 2021?

Më poshtë ju japim disa ide modelesh.

Amerikanët po shpenzojnë paratë e tyre në bare shtëpie, dhoma ngrënie, kuzhina të hapura.

Kiki Dikmen, një ekzekutiv i logjistikës, me ndihmën e  stilistes Lucinda Loya,  ndërtoi lokalin në shtëpinë e tij në Hjuston.

Një bar mjaft interesant, i ndërtuar në shtëpinë e tij, i cili do të shërbente edhe për miqtë e tij.

Pandemia shkaktoi shumë dëme, por për arkitektet solli edhe frymëzim. Ata, pas shumë muajsh izolimi, po mirëpresin familjarët dhe klientët me kërkesa të ndryshme sa u përket mobilimeve.

Katie McCaffrey, arkitekte në San Francisko, dizenjoi një mur me lule.

Sean Anderson, një dizajner i brendshëm në Memfis, Tenn., ndjen një déjà vu: “Unë vazhdoj të dëgjoj njerëzit që u referohen muajve dhe viteve përpara si ‘Njëzetat e Zhurmshme’, dhe kjo reflektohet absolutisht në disa zgjedhje që po bëhen tani”.

Kompania Rug ka pësuar një rritje prej 46% të vizitave në internet në kategorinë e saj “Bright Rug”, tha një zëdhënës.

Midis atyre qilimave që tërheqin sytë: respektivisht ylberët që vërtiten dhe lulet e lulëzuara nga dizajnerët e modës Paul Smith dhe Mary Katrantzou.

Ndërsa i themi lamtumirë distancimit shoqëror dhe njerëzit tani po vendosin plane për të mirëpritur mysafirët në shtëpi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore