Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë dhe 249 të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 291 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHP-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 274 pacientë, duke e çuar në 54 mijë e 42 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 95 të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 62 mijë e 258 ku 6 mijë e 693 raste vazhdojnë të mbesin aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Një person ka humbur jetën nga Coronavirusi një ditë më parë.
Kosova është ndër vendet të cilat kanë konfirmuar raste të infektimit me variant të ri të COVID-19.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste
-
Deputeti gjerman, Borrell-it: Jepi fund politikës së shurdhër ndaj Serbisë
-
Ka progres domethënës në negociatat për Gazën
-
Moska: “Sulmet hibride? Dezinformim dhe histeri anti-ruse nga NATO”
Lajmet kryesore
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste