Lajme

Tre fituesit e çmimit Nobel për kiminë për mjetin ‘gjenial’ në ndërtimin e molekulave


Çmimin Nobel në kimi e kanë fituar Carolyn R. Bertozzi, Morten Meldal dhe K. Barry Sharpless.

Treshja e fitoi çmimin për themelimin dhe avancimin e fushave të kimisë bioortogonale, e cila “ka çuar në një revolucion në mënyrën se si kimistët mendojnë për lidhjen e molekulave së bashku”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka treguar po ashtu se ata e kanë merituar çmimin për punën e bërë për të prodhuar “një mjet gjenial për ndërtimin e molekulave”.

Zbulimi i tyre mund të sjellë përfitime të botës reale në zhvillimin e farmaceutikëve.

Carolyn Bertozzi, Morten Meldal dhe K Barry Sharpless u nderuan për gjetjen dhe shfrytëzimin e reaksioneve kimike efikase për të krijuar molekula komplekse për industrinë farmaceutike, duke hartuar ADN-në dhe duke bërë materiale projektuese.

Është hera e dytë që Sharpless fiton çmimin Nobel në kimi, e para ishte në vitin 2001 për punën në “reaksionet e katalizuara të oksidimit”.

Kurse Bertozzi bëhet gruaja e tetë që fiton çmimin e kimisë në historinë e Nobel-it.

Në vitin 2020, Emmanuel Charpentier, drejtore e Njësisë Kërkimore Max Planck për Shkencën e Patogjenëve në Berlin dhe Jennifer Doudna, një biokimiste në Universitetin e Kalifornisë, ishin dy gratë e para që ndanë çmimin e kimisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore