Lajme

Tre astronautë kinezë janë kthyer nga hapësira


Tre astronautë kinezë janë kthyer pasi kaluan gjashtë muaj në hapësirë, raporton Al Jazeera.

Astronautët ishin pjesë e misionit të Kinës Shenzhou-15 që u ul në Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

Anija kozmike e drejtuar që mbante Fei Junlong, Deng Qingming dhe Zhang Lu ka përfunduar me sukses misionin e saj, sipas autoritetit hapësinor të vendit.

Kina e ka stacionin e saj hapësinor Tiangong plotësisht funksional që nga fundi i vitit të kaluar.

Treshja e taikonautëve u pasua nga tre astronautë kinezë javën e kaluar – Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, dhe janë pjesë e misionit Shenzhou-16.

Astronautët e rinj pritet të qëndrojnë në stacionin hapësinor për pesë muaj.

Ekuipazhi Shenzhou-15 mbërriti në hapësirë në nëntor.

Kjo, duke iu bashkuar ekuipazhit prej tre anëtarësh të anijes kozmike të drejtuar Shenzhou-14.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore